image Rrufeja godet barkën e dasmës në Bangladesh, 17 të vdekur

Botë

Rrufeja godet barkën e dasmës në Bangladesh, 17 të vdekur

news image

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot, kur rrufeja goditi një varkë në një dasmë në Bangladeshin Veriperëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrufeja e goditi barkën në kohën kur ajo arriti në bregun e Lumit Padma në qytetin Shibganj, ndërsa dasmorët u nisën për në shtëpinë e nuses, tha zyrtari i policisë, Farid Hossain.

14 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, tha zyrtari i Shërbimit të Zjarrit, Meherul Islam, ku raportohet se edhe dhëndri ishte mes të lënduarve, njofton Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Rrufeja vret qindra njerëz çdo vit në Bangladesh. Në vitin 2016 më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.

Shumica e vdekjeve nga rrufeja zakonisht ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të marsit dhe korrikut.

Ekspertët thonë se rritja e goditjeve fatale të rrufesë lidhet me shpyllëzimin, i cili ka çuar në zhdukjen e shumë pemëve të larta që më herët do të kishin tërhequr goditje rrufeje./Gazeta Sinjali/