Rrufeja ka goditur mbrëmjen e së hënës aeroplanin me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas mediave serbe për shkak të goditjes nga rrufeja aeroplani i tij ka bërë ulje të detyrueshme në aeroportin e Sllovenisë.
Pas uljes së avionit Daçiq kishte vazhduar rrugën përsëri. Në një prononcim të tij ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim të vogël.
Bëhet e ditur se një stuhi e fortë goditi sot Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.
Në fakt Daçiq nuk është hera e parë që kishte problem me aeroplan për shkak të rrufës. Në fundin e muajit maj aeroplani ku gjendej Daçiq po ashtu ishte goditur nga rrufeja./Sinjali/