image Rrufeja e bën copë-copë një pishë brenda sekondës (VIDEO)

Botë

Rrufeja e bën copë-copë një pishë brenda sekondës (VIDEO)

news image

Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit i Green Bay-it të Wisconsin-it, shfaq një pemë teksa bëhet copë-copë nga një rrufe.

Pisha ndodhej afër shkollës së mesme “Wautoma” në vendin me po të njëjtin emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtorja e shkollës, Jennifer Johnson, ka thënë për televizionin WLUK që rrufeja kishte goditur pishën pak para orës 08:30, derisa nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta po bëheshin gati që t’i nënshtroheshin një testi.

Askush nuk ishte lënduar dhe asnjë dëm nuk i kishte ndodhur shkollës. /Gazeta Sinjali/