image Rrokulliset vetura në Rahovec, ka të lënduar (VIDEO)

Siguri

Rrokulliset vetura në Rahovec, ka të lënduar (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Meqë- Kramavik të komunës së Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve që i ka dërguar një sinjalizues, bëhet fjalë për një veturë që është rrokullisur.

Sinjalizuesi tha se nga ky vetaksident lëndime trupore ka marrë shoferi, i cili ishte i vetmi person që ndodhej në automjet.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e Policisë së Kosovës, ndërsa Sinjali po e pret konfirmimin zyrtar nga ta.

/GazetaSinjali/