Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Cërcë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda ka pësuar një person, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.
“Po, një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 12:35, në fshatin Cërcë të Istogut. Nga ky aksident lëndime ka pësuar një person. Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri tani këto janë të gjitha informacionet që i kemi për tani”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.
Ditëve të fundit është rritur numri i vetakisdenteve në vendin tonë.