Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që është shkaktuar sot në fshatin Drenoc të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti u shkaktua si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Po është shkaktuar një vetaksident në fshatin Drenoc, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore pësoi vozitësi i veturës”, tha ai.
Vetura në fjalë është rrokullisur dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës. /Gazeta Sinjali/