image Rrjeti i Grave të Kosovës nderon Nexhmie Pagarushën për 17 shkurt

Përvjetori/ Rrjeti i Grave të Kosovës nderon Nexhmie Pagarushën për 17 shkurt

news image

Anëtaret e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) sot me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe te varri i ikonës së muzikës Nexhmie Pagarusha.

Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën si një grua e fuqishme, anëtaret e RrGK-së vendosën lule te varri i saj në Pagarushë.

Ndryshe, në vitin 2015 RrGK ndau për Nexhmie Pagarushën mirënjohje për guximin dhe veprat të cilat kanë motivuar dhe fuqizuar vajzat dhe gratë në Kosovë.

“Vepra e saj mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë”, thuhet në komunikatë.

Nexhmie Pagarusha ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare./Gazeta Sinjali/