image Rrjedhja e ujit në Kalabri/ Nga ujësjellësi thonë se do të kërkojnë ndihmën e policisë që të intervenojnë në fundjavë

Sinjalizime

Rrjedhja e ujit në Kalabri/ Nga ujësjellësi thonë se do të kërkojnë ndihmën e policisë që të intervenojnë në fundjavë

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se në lagjen “Emshir” të Prishtinës ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit, duke bërë që uji të rrjedhë pa ndalur.

Ndonëse, ekipet e ujësjellësit kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta sanuar këtë problem, rrjedhja e ujit po vazhdon edhe pas 24 orëve.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arieta Mjeku, i tha Gazetës Sinjali se ende nuk është gjetur saktësisht defekti që ka shkaktuar rrjedhjen e ujit në këtë lagje.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit, gjatë tërë ditës së djeshme kanë punuar për të gjetur saktësisht prishjen që shkaktonte rrjedhje uji në një zonë të lagjes ” Kalabria” në Prishtinë.”

“Përveç që, natyra e defektit tejet e ndërlikuar, hapësira ishte jo e mjaftueshme për të gropuar edhe më tej deri në sanimin përfundimtar të defektit. Po ashtu, aty duhet të bllokohet një pjesë e zonës gati deri te pjesa e nënkalimit, për të intervenuar hollësisht, sepse rrjedha e ujit nuk vjen prej aty ku del uji, është më e thellë”, tha ajo.

Mjeku tha se ujësjellësi do t’i bëjë kërkesë edhe Policisë së Kosovës për t’ia mundësuar qasjen në gjetjen e defektit, duke e bllokuar atë zonë, deri në sanim.

Ky intervenim i detajuar, sipas zëdhënëses së ujësjellësit, pritet të bëhet në fundjavë, të shtunën, kur ka më pak qarkullim të njerëzve dhe veturave./Gazeta Sinjali/