image Rritje e frikshme e rasteve të reja në komuna/ Prishtina prin me numrin e rasteve aktive

Shëndetësi

Rritje e frikshme e rasteve të reja në komuna/ Prishtina prin me numrin e rasteve aktive

news image

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 3 mijë e 087 raste.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 087 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të dielën, 362 janë regjistruar në Prishtinë.

Pas Prishtinës, me raste aktive prin Ferizaj me 1,280 dhe Gjilani me 1,242.

MSH-ja njoftoj nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot po ashtu janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë link mund t’i shikoni të gjitha të dhënat e MSH-së.

/Gazeta Sinjali/