Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh, që ka të bëjë me rastet me COVID-19, në Republikën e Kosovës.
Nga këto të dhëna, rezulton se nuk është shënuar asnjë rast me vdekje, si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, nga kjo Ministri njoftohet se janë 177 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 13 persona.
Të vaksinuar në këto 24 orë, janë 70 persona, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhuruar 1.830.533 doza.
Raste aktive aktualisht në Kosovë shënojnë 486.