image Rritja e rasteve me COVID-19 në Austri - Kurz kërkon kontrolle më të rrepta në kufij

Evropë

Rritja e rasteve me COVID-19 në Austri – Kurz kërkon kontrolle më të rrepta në kufij

news image

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka kërkuar sot kontrolle më të rrepta në kufij për ata që kthehen nga pushimet, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.

“Pas qëndrimit në njërën prej rreth 30 zonave të rrezikut, personat që kthehen në vend duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose ata do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore”, tha ai për gazetën “Oesterreich”.

Kurz gjithashtu nuk përjashtoi kryerjen e testeve drejtpërdrejt në kufi.

Zonat e rrezikut përfshijnë Spanjën kontinentale dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Bullgarinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë, SHBA-në.

Nga e hëna, edhe personat që kthehen nga Kroacia gjithashtu do të duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19. /Gazeta Sinjali/