image Rriti çmimin në arkë, gjobitet me 400 euro një supermarket në Skënderaj

Kosovë

Njoftim/ Rriti çmimin në arkë, gjobitet me 400 euro një supermarket në Skënderaj

news image

Një supermarket në komunën e Skënderajt është gjobitur me 400 euro, pasi kishte rritur çmimet e produktit në arkë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës”, ka shkruar Jashari.

Ai thotë se bashkëpunimi i qytetarëve me organet komunale është dëshmi e besimit që ata kanë tek ta dhe në punën që bëjnë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/748543975682256/?type=3&theater