image Rritet për 10% numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Britani

Botë

Rritet për 10% numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Britani

news image

Britania sot regjistroi 114 viktima nga koronavirusi, duke bërë që numri i përgjitshëm i vdekjeve nga ky virus të rritet për 10% krahasuar me javën e kaluar.

Shifrat e Departamentit të Shëndetit tregojnë se 82 britanikë tani janë duke u infektuar me COVID-19 çdo ditë.

Zyrtarët sot konfirmuan 687 të reja pozitivë me Covid-19 – ekuivalent i 609 çdo ditë gjatë javës së kaluar. Për krahasim, të premten e kaluar u regjistruan 556 raste me koronavirus.

Të dhëna të tjera problematike të publikuara sot, nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS), paralajmëruan se 1,700 njerëz janë ende duke u prekur nga virusi çdo ditë në Angli – saktësisht të njëjtin vlerësim si javën e kaluar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Por ndërsa një sërë të dhënash sugjerojnë se shpërthimi në mënyrë të pashmangshme po përkeqësohet pasi rregullat e bllokimit të Boris Johnson u lehtësuan për të lejuar miliona britanikëve të gëzojnë njëfarë lirie verore, shkencëtarët sot pohuan se nuk ka ‘asnjë tregues’ se kriza ka dalë “nga dora” si një rezultat i lehtësimit të masave drakoniane.

Shifrat e veçanta të ONS sot zbuluan gjithashtu se koronavirusi nuk është më shkaku kryesor i vdekjes në Angli dhe Uells. Por të njëjtat shifra zyrtare treguan se ishte ende shkaktari i tret më i zakonshëm i vdekjes në qershor, pas vetëm çmendurisë dhe sëmundjes së zemrës.

Katalogu i shifrave vjen pasi Sekretari i Shëndetit Matt Hancock urdhëroi sot Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë të rishikojë mënyrën se si numëron vdekjet./Gazeta Sinjali/