image Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, mbi 4 mijë të vdekur

Botë

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan, mbi 4 mijë të vdekur

news image

Është rritur numri i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.2 që goditi Afganistanin të shtunën e 7 tetorit. Sipas autoriteteve vendase numri i viktimave ka arritur në 4 mijë, ndërsa rreth 2,000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

“Deri më tani, statistikat që kemi marrë në lidhje me viktimat, për fat të keq i kalojnë 4,000 njerëz. Sipas të dhënave tona, në rreth 20 fshatra janë shembur plotësisht afërsisht 1980 deri në 2000 shtëpi,” tha në një konferencë për shtyp Mullah Saiq, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit (ANDMA).

Tërmeti goditi provincën Herat dhe zonat fqinje të shtunën pasdite, me lëkundjen e parë ndodhi rreth orës 11:10 me orën lokale.

Gjithsej më shumë se 1,000 shpëtimtarë në 35 ekipe shpëtimi nga institucione të ndryshme po kryejnë përpjekje për ndihmë në zonat e prekura, tha zëdhënësi./abcnews.al

/GazetaSinjali/