image Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit 17 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë testuar 2 mijë e 186 mostra, prej të cilave 705 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 528 qytetarë.

Aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 484 pacientë, prej të cilëve 38 janë në terapi intensive, kurse 13 janë të intubuar./Gazeta Sinjali/