Sot është dita e 11-të prej kur forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës, duke shfaqur dhunë dhe terror ndaj ushtarëve dhe popullatës civile. Kjo ka shkaktuar që shumë ukrainas t’ia mësynë vendeve fqinje për t’i ikur dhunës ruse.
Sipas komisioneri të lartë të OKB-së, Filippo Grandi, më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në 10 ditët e fundit.
OKB ka vlerësuar se kjo dyndje është kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Sipas një fotografie të publikuar nga BBC, shumica e refugjatëve kanë gjetur strehë në Poloni.
Numri i refugjatëve që e lëshojnë Ukrainën pritet të rritet edhe më shumë në ditët në vijim.