Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 mijë e 618 doza të vaksinës antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 862 mijë e 224 doza të vaksinës.
Kurse 291 mijë e 645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 vdekje dhe nga 13 mijë e 953 testime, 1 mijë e 612 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. /GazetaSinjali/