Numri i personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës i llojit korona në Francë ka kapur shifrën 11.
Ishte ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ajo që u tha gazetarëve në Paris se virusi 2019-nVCoV u konfirmua te pesë pacientë të rinj dhe se gjithsej 11 persona janë të infektuar aktualisht në Francë.
“Një nga pacientët e infektuar është fëmijë, dhe në mesin e tyre është një shtetas i Britanisë që erdhi në Francë nga Singapori”, tha ministrja Buzyn.
Përveç Kinës, epiqendrës së shpërthimit të virusit, ai është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare. /Gazeta Sinjali/