Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 380 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
316 nga këta pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi.
Në Klinikën Infektive, 104 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 38 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë, 1 pacient dhe në Klinikën e Gjinekologjisë, 6 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 47 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 60 pacientë
– Spitali i Pejës, 36 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 54 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë. /Gazeta Sinjali/