image Rritet numri i pacientëve në spitalet COVID në Shqipëri

Shqipëri

Rritet numri i pacientëve në spitalet COVID në Shqipëri

news image

Rritja e rasteve pozitive me koronavirus në Shqipëri, në ditët e para të janarit, ka çuar dhe në rritjen e numrit të personave që kanë nevojë për shtrim në spitalet COVID.

Aktualisht po marrin trajtim të specializuar mjekësor 113 pacientë, prej të cilëve 16 janë në gjendje të rëndë.

Numri i të shtruarve në spital është rritur përgjatë ditëve të fundit në mënyrë progresive, nga 90 pacientë që ishin në datën 31 dhjetor, ka shkuar në 97 në 1 janar, 98 në 2, 110 në 3 dhe 113 në 4 janar.

Pacientët që po trajtohen në spitalin Covid janë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Rreth 30 për qind e të shtruarve janë nga Tirana.

Gjirokastra është i vetmi qark që nuk ka asnjë të shtruar në spitalet COVID.

Në rritje përgjatë këtyre ditëve ka ardhur dhe numri i personave në terapi intensive.

Mjekët infeksionistë thonë se vazhdojnë të mbizotërojnë personat e pavaksinuar, të cilët zënë rreth 95 për qind të të shtruarve.

Po ashtu në spitalet COVID janë të shtruar të gjitha moshat, nga të rinjtë deri te të moshuarit.

/GazetaSinjali/