image Viti 1927, sa mjekë e spitale kishte Shqipëria dhe Kosova? - Sinjali

Viti 1927, sa mjekë e spitale kishte Shqipëria dhe Kosova?

news image

Hulumtuesi i politikave sociale, Artan Mustafa, ka publikuar në profilin e tij në “Twitter” disa të dhëna interesante për Shqipërinë e vitit 1927.

Mustafa në të dhënat që ka shpërndarë, të cilat janë të bazuara në shkrimet e Mid’hat Frashërit, tregon se në këtë vit në Shqipëri kanë qenë 102 mjekë, pesë spitale dhe jepeshin shërbime shëndetësore për 72 mijë e 242 persona.

Po ashtu, në këtë libër thuhet se gjendja në Kosovë sa i përket mjekëve ka qenë e keqe.

Në vitin 1927, Shqipëria kishte 102 mjekë, 5 spitale dhe ofronte shërbime shëndetësore për 72.242 persona. Shënon Mid’hat Frashëri (Instituti “Lumo Skëndo”, 2018, Vëll. III, 614”, ka shkruar Mustafa.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: