Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi në QKUK dhe spitale.
Gjatë ditës së djeshme në QKUK dhe spitale ishin të shtrirë 33 pacientë, sot janë 39.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 25 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 5 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient./GazetaSinjali/