image Rritet numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë, bie i atyre që duan të ikin

Botë

Rritet numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë, bie i atyre që duan të ikin

news image

Numri i njerëzve që po kthehen në Ukrainë ka filluar të rritet, ndërsa numri i atyre që po largohen nga vendi si pasojë e luftës është në rënie.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë 421 mijë njerëz janë kthyer në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës, ku vetëm të premten 15 mijë hynë në Ukrainë.

Ndërsa, në Poloni nga Ukraina janë larguar 2 milionë e 437 mijë njerëz ka bërë të ditur Roja Kufitare Polake, raporton BBC.

Në përgjithësi, më shumë se 10 milionë njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Përveç katër milionëve që janë larguar për në vendet fqinje, rreth 6.5 milionë njerëz të tjerë mendohet se janë të zhvendosur brenda vetë vendit të shkatërruar nga lufta.

/GazetaSinjali/