image Rritet në mbi 900 numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 35 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Rritet në mbi 900 numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 35 në gjendje të rëndë

news image

Sot, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas SHSKUK-së, 723 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 35 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si dhe 688 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

29 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme,

723 të konfirmuar COVID-19 pozitivë,

688 me oksigjeno-terapi,

35 në gjendje të rëndë shëndetësore,

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 125 pacientë,

– Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë,

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë,

– Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë,

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë,

-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë,

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 118 pacientë,

– Spitali i Gjakovës, 121 pacientë,

– Spitali i Pejës, 140 pacientë,

– Spitali i Gjilanit, 110 pacientë,

– Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë,

– Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë.

/GazetaSinjali/

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-269.png