Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 3 mijë e 669 qytetarë për COVID-19, prej të cilëve 58 kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali.
Fatmirësisht, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor nuk është regjistruar asnjë vdekje dhe janë shëruar tre persona.
Momentalisht, numri i rasteve aktive në Kosovë është 250./Gazeta Sinjali/