image Rriten sërish çmimet e derivateve, naftëtarët tregojnë kur do të stabilizohet tregu i karburanteve

Sociale

Rriten sërish çmimet e derivateve, naftëtarët tregojnë kur do të stabilizohet tregu i karburanteve

news image

Çmimet e karburanteve janë rritur sërish ditëve të fundit, përkundër që ditë më parë ato kishin filluar të bien nga 1.82 euro deri 1.50 për litër.

Aktualisht çmimet janë shtrenjtuar për 10 centë në litër. Sot një litër naftë është duke u shitur rreth 1.60 euro në tregun e Kosovës.

Sipas Shoqatës së Naftëtarëve, nuk do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve në Kosovë derisa të përfundojë edhe lufta në Ukrainë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se në javën e fundit çdo ditë ka ngritje të lehtë të karburanteve. Berjani pranon se çmimet e naftës janë të larta për qytetarët, por që sipas tij, invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar të ketë shtrenjtim të këtyre produkteve.

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë, ka pasur zbritje prej 1.82 euro për litër në 1.50 euro, ndërsa sot çmimet aktuale janë 1.58 euro për 1 litër naftë, dhe 1.40 euro për 1 litër benzinë. Çmimet janë duke u rritur në bursë dhe kjo është duke reflektuar edhe tek ne në Kosovë… që do të thotë se janë në rritje e sipër çmimet derivateve, por jo vetëm te ne në Kosovë, por në tërë globin… Sa i përket çmimit për qytetarët tanë janë të larta, por këtë po na e imponon (lufta në Ukrainë)”.

“Nuk mund të themi sa do të arrihet çmimi në ditët në vijim, por është sërish një rritje e lehtë, që do të thotë se nuk është rritje ekstreme siç ka qenë para dy javësh… po që është një trend i lehtë i rritjes së çmimeve të naftës. E kemi pas theksuar para një kohe të gjatë, që kur të ndalet lufta në Ukrainë, vetëm atëherë do të kemi stabilizim të tregut të naftës në Kosovë”, ka thënë ai për KP.

/GazetaSinjali/