image Rriten pagat në Mbretërinë e Bashkuar, shkak mungesa e punëtorëve

Botë

Rriten pagat në Mbretërinë e Bashkuar, shkak mungesa e punëtorëve

news image

Mungesa e fuqisë punëtore po bën që rritja e pagave në Mbretërinë e Bashkuar në 8.8 për qind, të jetë më e larta që kur filluan regjistrimet në 2001, të paktën në disa sektorë.

Për shembull mungesa e madhe e drejtuesve të kamionëve, ka rritur normat e tyre të pagave dhe ka shtyrë disa kompani të paguajnë shpërblime shtesë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Dixons Carphone, e cila zotëron “Currys PC World” dhe “Carphone Warehouse”, për ruajtjen e shoferëve dhe kamionëve të saj po ofron edhe më shumë, një bonus prej 1 mijë e 500 pounds dhe të njëjtën stimul parash edhe për rekrutët e rinj.

Disa ekonomistë thonë se rritja më e lartë e pagave ka të ngjarë të ushtrojë presion rritës mbi inflacionin dhe kjo mund të bëjë që Banka e Anglisë të rrisë normat e interesit më shpejt nga sa pritej.

Por disa të tjerë besojnë se mungesat e fuqisë punëtore dhe rritja e pagave do të zvogëlohen brenda pak muajsh, veçanërisht pasi skema e pushimit të qeverisë do të fillojë të përfundojë në fund të shtatorit. /GazetaSinjali/