image Rriten për 30% çmimet në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Shqipëri

Rriten për 30% çmimet në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

news image

Në Vlorë duket se sezoni veror nuk ka nisur ende, pasi vihet re një fluks i paktë i turistëve vendas dhe të huaj.

EuronewsAlbania raporton nga Vlora se janë të paktë turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet bregdetar.

Kjo është konfirmuar edhe nga operatorët turistikë, të cilët shprehen se fluksi është shumë i paktë sesa vitet e kaluara.

Lufta në Ukrainë, pasiguria e krijuar tek qytetarët, por edhe pandemia në fakt duket se ende nuk e kanë çliruar turistin e huaj që të zgjedhje Shqipërinë për të pushuar.

Ndërkohë çmimet janë rritur me 20 deri në 30% si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Kjo është një tjetër arsye që i bën turistët të hezitojnë.

Polakët dhe kosovarët janë turistët që më së shumti po frekuentojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, por pritjet janë të vogla.

Megjithatë raportohet se ka edhe prenotime nga ukrainasit, pavarësisht luftës.

Kujtojmë, viteve të kaluara pushuesit nga Ukraina kanë qenë frekuentues të rregullt të plazheve të jugut.

/GazetaSinjali/