image Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë e lënë sektorin publik për atë privat

Shëndetësi

Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë e lënë sektorin publik për atë privat

news image

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu thotë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu tha se për këtë arsye duhet të kalojë menjëherë Ligji i Pagave dhe të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në Kuvend.

Sipas tij, mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë filluar punën në privat.

“Normal që nuk është e përballueshme. Po shohim që të gjitha çmimet po rriten. Me siguri që edhe kostoja e materialeve harxhuese rritet automatikisht bie fuqia e buxhetit që është me limituar dhe rezulton me një mungesë dhe automatikisht ata duhet të orientohen në spitale private të cilat prapë e ngrisin çmimin dhe për shkak të kësaj pësojnë pacientët”.

“Unë mendoj Ligji i Pagave duhet të kalojë menjëherë dhe të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në kuvend dhe të shikohet stimulimi dhe rregullimi i kësaj çështje. Kemi një fenomen që mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë shkuar në privat. Në QKUK i kemi 50 anesteziologë”, tha Sejdiu për EO.

Ndërsa, udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra tha se çmimet e larta dhe mungesa e barnave esenciale, janë ankesat më të shpeshta të pacientëve.

 Sipas Kodrës, Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë.

“Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të veçantë se çmimi i barnave është rritur, mirëpo kemi ankesa të vazhdueshme nga ana e pacientëve për çmimet e larta të barnave. Nëse kemi një rritje në bazë të çmimeve të përgjithshme atëherë kjo do ta vështirësoje qasjen e pacientëve në barna dhe sigurisht do të ndikojë në shëndetin e tyre si individë”.

“Unë konsiderojë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë. E mira do të ishte që lista e barnave esenciale të jetë e plotësuar në të gjithë ata artikuj që janë elementarë për pacientë”, tha Kodra.

Tutje ai theksoi se ka ankesa që deri në 7 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me COVID.

“Është njëra prej kostove më madhore që qytetarët e kanë për ta marrë kujdesin shëndetësor që po i  nevojitet. Gjendja ekonomike e qytetarëve ka ndryshuar në masë të madhe. Ne kemi ankesa që deri në 7 000 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me COVID”, tha ai.

“Që diku 425 euro ka kushtuar mesatarja e shpenzimeve për një pacientë që ka pasur COVID dhe kjo ka ndikuar në gjendjen ekonomike të tyre. Edhe barnat i blejnë vet dhe kjo ka goditur rëndë qytetarin e vendit”, shtoi ai./GazetaSinjali/