image Rrihen mes vete tre anëtarët e një familjeje në Gjilan

Kosovë

Dhunë/ Rrihen mes vete tre anëtarët e një familjeje në Gjilan

news image

Tre burra të një familjeje në Gjilan janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshje, ata ishin përfshirë në një rrahje, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve, dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre burrat janë dërguar në mbajtje. Ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/