Një person është lënduar rëndë në vendin e tij të punës në fshatin Skivjan të Gjakovës, dje rreth orës 15:40, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, viktima ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, ku për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për trajtim.
Njoftimi i PK-së:
Fsh. Skivjan, Gjakovë 23.10.2020 – 15:40. Raportohet se viktima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.