Gjatë ditës së djeshme një person në Lipjan derisa ishte duke punuar në një objekt të lartë është rrëzuar, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, viktima për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Rrezikim në vendin e punës” dhe hetimet kanë filluar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm rreth orës 08:00, në Lipjan./GazetaSinjali/