image Rrëzohet një helikopter, shtatë të vdekur

Botë

Botë/ Rrëzohet një helikopter, shtatë të vdekur

news image

Një helikopter i ushtrisë afgane u rrëzua në provincën veriore të Balkh sot pasdite, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën shtatë persona.

Helikopteri MI-17 ishte në një fluturim trajnimi nga Qendra e Komandës së Korpusit të ushtrisë drejt bazës ajrore kryesore në provincë.

Aksidenti ndodhi për shkak të problemeve teknike, njoftoi ushtria afgane, duke shtuar se helikopteri u rrëzua gjatë një përpjekje për një ulje të detyruar.

Forcat ushtarake dhe ajrore afgane përdorin helikopterët rusë MI-17 për të transportuar trupa nëpër vendet e shkatërruara nga lufta, ku autokolonat janë në rrezik të vazhdueshëm sulmi nga militantët talibanë.

/Gazeta Sinjali/