Një punëtor i Postës dhe Telekomit të Kosovës në Prizren është rrëzuar dje nga shkallët, ku ishte duke i kryer disa punime, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se punëtori ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “William Walker” dhe është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.