image Rrëzohet nga muri i shtëpisë në Prizren, pëson lëndime të rënda në kokë

Siguri

Rrëzohet nga muri i shtëpisë në Prizren, pëson lëndime të rënda në kokë

news image

Një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që dyshohet se është rrëzuar nga muri i shtëpisë në lagjen “Dardania”, në Prizren, pasditen e sotme rreth orës 19:00, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për një lëndim aksidental.

“Rasti ka ndodhë rreth orës 19:00, viktima është mashkull, viti i lindjes 1949. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po trajtohet ‘Lëndim i rëndë trupor/aksidental’. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga ana e njësive policore, përfshirë hetuesit dhe Njësiti i Forenzikës”, tha ai.

Gashi bëri të ditur se i moshuari ka tentuar që ta kalojë një mur 80 cm të lartë dhe është rrëzuar, duke pësuar lëndime në pjesën e kokës./Gazeta Sinjali/