Të paktën pesë policë kanë humbur jetën në Kolumbi për shkak se një helikopter është rrëzuar duke u përplasur në tokë.
Ngjarja ka ndodhur afër Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, ndërsa oficerët e policisë ishin në një operacion droge në departamentin verior të Bolivar.
Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor që pritet të sqarojë të gjitha arsyet e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/