Janë gjetur mbetjet e avionit që doli nga radarët një ditë më parë në Kroaci.
Autoritetet kroate kanë njoftuar se 4 anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë, ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat aksidentit ajror.
Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se: “apo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”
Trut nuk zbuloi kombësitë e viktimave të përplasjes. Televizioni i Shtetit HRT tha se ata përfshinin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat.
Avioni humbi të dielën pasi u largua nga porti i Detit Adriatik i Splitit drejt Gjermanisë. Media lokale raportoi se moti në zonë ishte i keq dhe se piloti dërgoi një apel për ndihmë para se të rrëzohej.