Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në një qendër turistike në Filipinet.
Zyrtarët e sigurisë njoftuan se avioni i rrëzuar në qendrën turistike në fshatin Panson të qyteti Laguna në jug të kryeqytetit Manila ka shkaktuar zjarr.
Më tej, zyrtarët bëjnë të ditur se, personat që gjendeshin në avion kanë humbur jetën, ndërsa edhe dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor në spital pasi janë plagosur në vendin ku është rrëzuar avioni.
Zëdhënësi i Autoritetit filipinas të Aviacionit Civil, Eric Apolonio, tregoi se avioni i cili ishte duke sjellë një të sëmurë nga qyteti jugor Dipolog, është humbur nga radari mbi Laguna.
Apolonio tha se në avion gjendeshin gjithsej 8 persona prej të cilëve 2 pilotë, 3 infermierë, një i sëmurë dhe një civil.
Sipas videove të shpërndara në internet në lidhje me incidentin, në vendin ku është rrëzuar avionin mund të shikohen se si shfaqet flakë dhe tym i zi.