image Rrëzohen tre helikopterë rusë afër Kievit

Botë

Rrëzohen tre helikopterë rusë afër Kievit

news image

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka deklaruar se tre helikopterë rusë u rrëzuan në rajonin e Kievit.

“Tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzuan në rajonin e Kievit, afër Mezhyhirya,” thanë nga ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se gjashtë avionë rusë ishin rrëzuar.

Ushtria ruse i mohoi pretendimet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

/GazetaSinjali/