image Rrëzimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, Tahiri: Kjo është shkelja e shtatë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti

Politikë

Rrëzimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, Tahiri: Kjo është shkelja e shtatë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur si anti-kushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Ai ka bërë me dije se Kushtetuesja ka pranuar argumentet e tyre për këtë ligj.

Tahiri ka shkruar se kjo është shkelja e shtatë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo shpalli njoftimin se ka vendosur ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe të njëjtin ashtu siç kemi argumentuar, e shpalli ANTI-KUSHTETUES. Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, kjo është një fitore e radhës e demokracisë.

“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij. Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/