image Rrethrrotullimi në magjistralen Pejë-Prishtinë është bërë "ishull" i barishteve

Kosovë

Infrastrukturë/ Rrethrrotullimi në magjistralen Pejë-Prishtinë është bërë “ishull” i barishteve

news image

Rrethrrotullimi në fshatin Zahaq në magjistralen Pejë-Prishtinë nuk i ngjan aspak një segmenti që lehtëson qarkullimin e veturave.

Kur hyn me veturë në këtë rreth, nuk mund të shohësh asgjë në pjesën tjetër të tij për shkak të barishteve që janë rritur deri në dy metra, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të mosmirëmbajtjes, ky rreth është shndërruar në “ishull” të barishteve.

Më poshtë shihni fotografitë e dërguara nga një sinjalizues. /Gazeta Sinjali/