image Rreth njëmijë e 400 persona vdiqën nga 'koronavirusi'

Botë

Botë/ Rreth njëmijë e 400 persona vdiqën nga ‘koronavirusi’

news image

Komisioni Kombëtar për Shëndetësi -në Kinë ka publikuar sot numrin e personave që vdiqën si pasojë e koronavirusit. Sipas të dhënave që ata posedojnë deri tani nga ‘koronavirusi’ në Kinë kanë vdekur 1,381 persona.

Ata bënë të ditur se nga 122 rastet e reja të vdekjeve , gjashtë prej tyre kanë qenë nga stafi mjekësor.

Autoritetet gjithashtu kanë bërë të ditur se është rritur shqetësimi për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri total i të infektuarve në botë nga ky koronavirus ka arritur në 64,000, dhe pothuajse të gjithë janë raportuar në Kinë.

Sipas kësaj Organizate, nuk ka rritje të numrit të rasteve jashtë territorit kinez.

Ndërkohë Japonia ka raportuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi i ri, duke shënuar rastin e tretë me fatalitet jashtë Kinës, pas një viktime në Filipine dhe një tjetre në Hong Kong.

Aktualisht më shumë se 500 persona jashtë prekur nga ky virus jashtë Kinës./Gazeta Sinjali/