Në 24 orët e fundit, 795.942 raste të reja me koronavirus u regjistruan në botë dhe deri më sot, një total prej 77 milionë e 98 mijë e 369 raste me COVID-19 dhe 1 milion e 680 mijë e 339 vdekje janë konfirmuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), transmeton Gazeta Sinjali.
Rreth 64 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara u regjistruan në Amerikën Veriore dhe Jugore, e ndjekur nga Evropa dhe Azia Juglindore.
Shtetet e Bashkuara renditet e para në botë me 17.314.834 raste, pasuar nga India me 10.031.223, Brazili me 7.162.978 dhe Rusia me 2.848.377.
Pason Franca me 2.418.439, Britania e Madhe me 2.004.223, Italia me 1.038.083, Spanja me 1.797.236, Argjentina me 1.531.374.
Në vendin e dhjetë sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19 është Gjermania me 1.494.009, pasuar nga Kolumbia me 1.482.072 dhe Meksika me 1.301.546.