Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime të shumta duke dëmtuar kështu disa shtëpi në komunën e Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Zyra për Informin në Komunën e Gjakovës për Gazetën Sinjali kanë njoftuar se aktualisht në Aeroportin e Gjakovës janë strehuar 9 familje, me 56 anëtarë.
Nga kjo zyre thonë se personat të cilët po qëndrojnë në ambientet e aeroportit janë të pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme, madje edhe me masa mbrojtëse kundër koronavirusit.
“Të akomoduar janë 9 familje, 56 anëtarë. I kanë të siguruara të gjitha, me veshmbathje, me masa antiCOVID, me nxemje e me të gjitha”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/