image Rreth 60 aksidente në trafik vetëm dje, ky është numri i të lënduarve

Kosovë

Statistika/ Rreth 60 aksidente në trafik vetëm dje, ky është numri i të lënduarve

news image

28 persona janë lënduar në 24 orëshin e fundit si pasojë e aksidenteve ne trafik.

Policia njofton se gjatë ditës së hënë kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente, prej tyre asnjë me fatalitet, 28 me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, për shkelje të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 1702 gjoba.

Sipas statistikave të Policisë gjatë datës 28 tetor janë arrestuar 24 persona, prej tyre 13 janë dërguar  në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/