Të paktën 46 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 janë plagosur pas tërmetit që goditi sot ishullin indonezian Java.
Dyqanet, një spital dhe një shkollë në qytet kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti, sipas shtypit lokal. Mediat publikuan foto të disa objekteve në Siangur, çatitë e të cilave janë shembur, shkruan Reuters.
“Ne po u kërkojmë njerëzve të qëndrojnë jashtë ndërtesave për momentin pasi mund të ketë pasgoditje”, tha drejtori i agjencisë meteorologjike të Indonezisë, Dvikorita Karnawati.
Indonezia, një arkipelag i madh prej më shumë se 270 milionë banorësh, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunami për shkak të vendndodhjes së saj në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit”.