image Rreth 2 mijë raste me COVID-19, Ministria ka një apel për qytetarët

Shëndetësi

Rreth 2 mijë raste me COVID-19, Ministria ka një apel për qytetarët

news image

Pas rritjes së madhe të infektimeve të reja me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Nga MSH kanë bërë me dije se aktualisht 92 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme të vendit, derisa kanë paralajmëruar se një numër i tillë mund të rritet dhe të shkaktojë ngarkesë në spitale.

Nga ministria kanë thënë se për t’iu shmangur formave më të rënda të sëmundjes dhe për të parandaluar vdekjen, duhet vaksinuar me dozën e radhës, sipas ecurisë së vaksinimit.

Në fund thonë se vaksina mbetet arma kryesore për të luftuar COVID-19.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1853 raste të COVID-19.

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit numri i pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19 është 92, në mesin e të cilëve edhe të pa vaksinuar. Ky numër mund të rritet dhe të shkaktojë ngarkesë shtesë për spitalet, profesionistët tonë shëndetësor dhe për më tepër edhe humbje të jetëve të njerëzve tonë.

Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj.

Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme.

#Vaksinohu

/GazetaSinjali/