Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 94 pacientë.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një 79-vjeçar i diagnostifikuar me koronavrius.
Numri total i rasteve në Maqedoninë e Veriut prej fillimit të pandemisë është 17 mijë e 483 raste, prej të cilëve janë shëruar 14 mijë e 516 pacientë, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 2 mijë e 245 raste aktive./Gazeta Sinjali/