Minstri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Policisë së Kosovës për pushim mjekësor të 100 zyrtarëve policorë.
Sipas Veliut, 100 zyrtarë policorë janë të klasifikuara si raste të veçanta shëndetësore në Policinë e Kosovës.
“Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, të krijuar nga përhapja e virusit COVID-19, dhe rekomandimet e bëra nga shërbimet shëndetësore në Policinë e Kosovës dhe duke u bazuar në faktin se ekzistojnë mbi 100 raste të klasifikuara si “raste të veçanta shëndetësore” në Policinë e Kosovës, kam aprovuar kërkesën e Drejtorit të Policisë për pushim mjekësor për këta zyrtarë policor”, ka shkruar Veliu në një postim në Facebook.
Veliu thotë se pushimet mjekësore janë përcaktuar në bazë të udhëzimit administrativ mbi Marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/