image Rreth 100 migrantë ikën nga karantina në Sicili, Italia dërgon ushtrinë - Sinjali

Rreth 100 migrantë ikën nga karantina në Sicili, Italia dërgon ushtrinë

news image

Ministri i Brendshëm i Italisë, Luciana Lamorgese, ka njoftuar për planin që ka bërë për dërgimin e ushtrisë në Sicili, pasi rreth 100 migrantë ikën nga karantina dje gjatë ditës.

Në Sicilinë perëndimore, në qytetin Porto Empedocle, migrantët kishin braktisur një tendë ku ishin duke qëndruar edhe pse kishin urdhër që të qëndronin të izoluar për 14 ditë.

Sipas ‘Euronews” incidenti vjen pasi 184 migrantë, të cilët të gjithë dolën negativë në testin për COVID-19, u larguan nga një qendër e paraburgimit në Caltanissetta, Sicili të dielën.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se 125 prej tyre janë gjetur, por shprehu shqetësimin se incidente të tilla mund të pengojnë përpjekjet e Italisë për të kontrolluar krizën e koronavirusit.

“Virusi nuk ka shkuar. Qytetarët italianë, ashtu si unë, duhet të vazhdojnë të zbatojnë rregullat që ne i vendosëm vetes dhe të njëjtat qëndrime vlejnë edhe për turistët dhe ata që kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha ai./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: